Milionat e fituara nga skuadra shqiptare

- Bota Sot

Milionat e fituara nga skuadra shqiptare

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës, do të shkruajë historinë e saj në garat e Conference League në futboll. 

“Për herë të parë, do të luajë në grup, pas fazës së re të ligës, në Conference League. 

Shkëndija do të vizitojë Rayo Vallecanon në stadiumin “Vallecas” në Madrid në kuadër të xhiros së 1-rë.

Shorti është i qartë, pas kësaj ndeshje do të luajë me Shelburnen (në shtëpi), Jagiellonian (në shtëpi), Dritën (jashtë), Slovan Bratislavën (në shtëpi) dhe së fundmi me AEK Larnaca (jashtë)”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.

“Kur flasim për fitimet e Shkëndijës nga paraqitjet në Evropë (deri më tani në këtë sezon), pra në kualifikueset e Champions League dhe Europa League, ka fituar 4.5 milionë euro.

Megjithatë, këto 4.5 milionë mund të rriten, kur dihet se për çdo fitore në fazën e ligës do të marrin 400,000 euro dhe për çdo barazim 133,000 euro”, - shkruan më tej.



Read it all at Bota Sot