Shkupi do të ndeshet me Rabotniçkin në Strugë

- Bota Sot

Shkupi do të ndeshet me Rabotniçkin në Strugë

Për shkak të pezullimit të stadiumit në Çair, skuadra e Shkupit do të luajë ndeshjen e radhës si vendas në Strugë. 

Shkupi do të presë Rabotniçkin, në kuadër të javës së nëntë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Ndeshja luhet më 4 tetor në Strugë.

Shkupi ka probleme të mëdha kur kihet parash se ka pësuar tetë humbje po në aq ndeshje. 

Nga ana tjetër, nuk do ta ketë mbështetjen e publikut siç e kishte në Çair.

Tifozët e Çairit ende shpresojnë për pikën e parë të sezonit, ndërsa Rabotniçki po kalon në krizë të rezultateve, skuadër e cila e ka gjysmën e përbërjes me shqiptarë.



Read it all at Bota Sot