Milevski shpall listën nesër, pritet të ftojë 4-5 shqiptarë

- Bota Sot

Milevski shpall listën nesër, pritet të ftojë 4-5 shqiptarë

Në një konferencë zyrtare për shtyp nesër, në orën 12:30, selektori i Maqedonisë së Veriut në futboll, Blagoja Milevski, pritet të shpallë listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese kundër Belgjikës më 10 tetor dhe Kazakistanit më 13 tetor.

Pritet të ftojë 4-5 shqiptarë.

Kapiten është Enis Bardhi.

Maqedonia e Veriut synon rezultate të mira në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Aktualisht kryeson Grupin J me 11 pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara.



Read it all at Bota Sot