Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, do të mungojë në Samitin e Kophenhagenit, për arsye shëndetësore.
“Kryeministri kërkoi falje për mungesën e tij, e cila është për shkak të përkeqësimit të problemeve shëndetësore që lidhen me atentatin”, theksohet në deklaratë.
Fico u qëllua katër herë në bark përgjatë një atentati që ju bë në vitin 2024 dhe iu desh të operohej pasi qëndroi në spital për ditë të tëra në gjendje kritike.
Ai u rikthye në detyrë disa muaj pas atentatit.
Mediat sllovake raportuan se Fico mori pjesë në një takim qeveritar në mëngjes. Fico ka anuluar paraqitjet e tjera në muajt e fundit.
Udhëheqësit e BE-së, që do të takohen në Kopenhagen, pritet të diskutojnë propozimet për një “mur kundër dronëve” dhe çështje të tjera të mbrojtjes, së bashku me propozimet për të përdorur asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.
Fico ka kundërshtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë, nga e cila Sllovakia merr furnizime me energji.
Fico tha këtë muaj se Bratislava nuk mund të mbështeste sanksione shtesë të BE-së kundër Rusisë derisa të merrte propozimet e BE-së për të përafruar objektivat klimatike me nevojat e prodhuesve të makinave dhe industrisë së rëndë, si dhe masa për të adresuar çmimet e larta të energjisë elektrike në BE.