Atmosfera në Napoli është e nxehtë përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Sportingut.
Vetëm disa orë para ndeshjes, shpërthyen përleshje në qendër të qytetit midis dy grupeve të tifozëve, me një tifoz portugez që pësoi dëmtime të lehta dhe u dërgua në spital.
Ndërkohë, disa tifozë të skuadrës italiane janë ndaluar nga policia.
Siç raportohet nga mediat lokale, përplasja ndodhi në Via Melisurgo, vetëm pak metra larg Piazza Municipio, një destinacion i njohur turistik.
Vetëm ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e përleshjes dhe lejoi ultrasit e të dyja ekipeve të shpërndaheshin në rrugët përreth.
Megjithatë, një video kontroverse qarkulloi në mediat sociale, ku tregohej një burrë që mbante një armë.
Megjithatë, selia qendrore e policisë sqaroi se burri në pamjet filmike ishte një oficer i veshur civil në detyrë, i cili nxori armën e tij për të frikësuar tifozët portugezë dhe për të shpërndarë protestuesit.
Nuk pati të shtëna gjatë përleshjeve.