Ramadani para ndeshjes me Kups: Respekti mbaron kur fillon ndeshja

- Bota Sot

Ramadani para ndeshjes me Kups: Respekti mbaron kur fillon ndeshja

Drita e cila nisi një kapitull të ri historik në garat evropiane, nesër debuton në fazën e ligës së Conference League.

Kampioni i Kosovës, do të luaj në udhëtim ndaj skuadrës finlandeze, Kups, ndeshje e cila nis nga ora 18:45.

Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani në konferencë për media para ndeshjes me Kups, ka thënë se kanë respekt për skuadrën kundërshtare, por respekti mbaron në momentin që nis ndeshja, e pastaj duan vetëm fitore.

”E di që kjo është një arritje historike për skuadrën tonë, por e di se mundemi, duhet dhe e kemi obligim moral e profesional që mos të jemi të kënaqur, por të kërkojmë suksese tjera. Hapi i parë për të arritur suksese tjera është që ta nisim me fitore.

Do të jetë ndeshje e vështirë, pasi të dy ekipet jemi debutues dhe të dy ekipet e duam fitoren.

Duhet të jemi të kujdesshëm, të mbrohemi mirë dhe të sulmojmë me më pak lojtarë, pasi e rëndësishme është të mos pranojmë gol. Në Superligë kemi pranuar gola dhe kjo na ka shqetësuar.

Sot futbolli nuk është sport që fiton gjithmonë më i miri, është edhe fati në pyetje. Kemi respekt për çdo kundërshtar derisa fillon ndeshja, pastaj kur fillon, nuk kemi aspak respekt, duam ta mposhtim, shkelim dhe fitojmë.”, ka deklaruar Ramadani.



Read it all at Bota Sot