Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë në Serie A

- Bota Sot

Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë në Serie A

Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë në Serie A italiane, pavarësisht se trajner i Lacios është Maurisio Sarri, trajneri që i ka besuar gjithmonë mbrojtësit shkodran.

Këtë sezon, në 5 javët e para të kampionatit Hysaj ka luajtur vetëm në 2 ndeshje, nga të cilat 5 minuta në të parën e 60 në të dytën.

Por, gjërat duket se do të ndryshojnë për mbrojtësin kuqezi  duke qenë se në sfidën e fundit të kampionatit, është dëmtuar mbrojtësi Marusiç.

Në këtë mënyrë, Hysaj do të ketë mundësinë e tij që të nisë titullar në ndeshjen kundër Torinos, aty ku përballë do të ketë Asllanin dhe Ismajlin, nëse ky i fundit arrin të rikuperohet në kohë për ndeshjen e së shtunës.



Read it all at Bota Sot