Futbollisti shqiptar befason me të ardhmen

- Bota Sot

Futbollisti shqiptar befason me të ardhmen

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Blendi Idrizi zyrtarisht është bërë pjesë e klubit austriak, SCR Altaç. 

Këtë lajm e ka bërë me dije vet klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke thënë se ai u transferua si lojtar i lirë. 

Idrizi së fundmi ishte pjesë e Shalke por lëndimet e shpeshta bën që klubi gjerman të mos e vazhdojë më bashkëpunimin me të.

Vlen të theksohet fakti se 27-vjeçari numëron 9 paraqitje me fanellën e Kosovës si dhe 3 prezenca në Bundesligën e Gjermanisë..

Gjatë kohës së tij me Shalken, ai bëri gjithsej 56 paraqitje në divizionin e dytë në Gjermani, përfshirë një huazim njëvjeçar te SSV Jahn Regensburg.



Read it all at Bota Sot