Katalunasit shënojnë rekord të ri në duelin përballë PSG-së

- Bota Sot

Katalunasit shënojnë rekord të ri në duelin përballë PSG-së

Barcelona është një makineri goli. Këtë e thonë shifrat e katalunasve të cilët me emrat që kanë në repartin e avancuar e jo vetëm, trembin çdo mbrojtje kundërshtare.

Por ekipi nuk ka qenë kurrë më i frikshëm në repartin e avancuar se sa nën drejtimin e Hansi Flik.

Këtë e konfirmojnë statistikat, të cilat në ndeshjen me PSG-në, kanë regjistruar sfidën e 45-të zyrtare radhazi ku Barcelona gjente rrugën e rrjetës.

Goli i Ferran Torres që i dha përkohësisht avantazhin, shënoi këtë statistikë mbresëlënëse, që ishte rekordi i ri për klubin në fjalë në 126 vitet e historisë së tij.

Seria e ndeshjeve filloi me fitoren 1-0 ndaj Leganes më 15 dhjetor 2024 dhe që atëherë kanë ardhur edhe 44 ndeshje të tjera radhazi me rrjeta të tundura, me Ferran Torres i cili shënoi të 127-in e kësaj serie mbresëlënëse.



Read it all at Bota Sot