Presin Besën e Kavajës

- Bota Sot

Presin Besën e Kavajës

Iliria pas fitores së dytë rresht, ditën e shtunë do të synojë një tjetër 3 pikësh.

Këtë herë do të luajnë në shtëpi ndaj Besës së Kavajës.

Takim ky i programuar të luhet ditën e shtunë në orën 14:00 dhe është i vlefshëm për javën e 6-të të kampionatit.

Paraqitjet e ekipit krutan në 2 javët e fundit kanë sjellë shumë optimizëm te tifozët, ndërsa atmosfera është mjaft pozitive në ekip.

Por gjithsesi klubi ka sërish thirrje për tifozët për të vëzhduar me mbështetjen e madhe të tyre. Në rrjetet sociale klubi shkruan se të gjithë bashkë do ia dalin sërish.

Aktualisht kujtojmë se Iliria mban vendin e 6-të në klasifikim, teksa ka arritur të grumbullojë 7 pikë pas 5 javësh kampionat.



Read it all at Bota Sot