Derbi Partizani-Tirana hap javën e gjashtë

- Bota Sot

Derbi Partizani-Tirana hap javën e gjashtë

Java e gjashtë e “Abissnet Superiore” do të luhet e ndarë në tre ditë, duke nisur të premten me derbin e kryeqytetit, Partizani – Tirana.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë pas një nisjeje jo të mirë të kampionatit, por derbi mbetet derbi, dhe sfida më e zjarrtë e kampionatit shqiptar pritet me padurim nga të gjithë sportdashësit dhe tifozët e të dyja ekipeve.

Ndeshja do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00, dhe tifozët mund t’i blejnë biletat online në ebileta.al ose në pikën fizike pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Ditën e ndeshjes, biletat do të mund të gjenden edhe pranë stadiumit “Air Albania”.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 6-të. Dinamo City – Flamurtari do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 15:30.

Ndërsa në “Loro Boriçi” do të zhvillohet përballja direkte për kreun, Vllaznia – AF Elbasani. AF Elbasani udhëheq kampionatin deri tani, por kuqeblutë janë vetëm një pikë larg kreut.

Dy takimet e fundit të javës së 6-të janë programuar të dielën. Vora – Egnatia do të luhet në orën 14:00 në Laç, ndërsa Teuta – Bylis në “Niko Dovana” në orën 17:00.



Read it all at Bota Sot