Selektori Zvicrës flet për vendimin e Albian Hajdarit për t’iu bashkuar Kosovës

- Bota Sot

Selektori Zvicrës flet për vendimin e Albian Hajdarit për t’iu bashkuar Kosovës

Albian Hajdari së fundmi hoqi dorë nga Kombëtarja e Zvicrës për t’iu bashkuar Kosovës.

Mbrojtësi i Hoffenheimit ishte në planet e selektorit Murat Yakin, i cili e kishte ftuar disa herë tek Helvetikët, por që në fund zgjodhi me zemër.

E trajneri i zviceranëve sot në konferencë për shtyp e zbuloi bisedën që e kishte me futbollistin e ri Dardan.

Natyrisht, Yakin e pranoi se s’ka mundur të bënte më shumë dhe të ndikonte në vendimin e prerë të lojtarit.

“Ne e pranojmë vendimin e tij, nuk mund të ndikojmë tek ai”, u shpreh sot Yakin.

Sipas tij, tek Zvicra kanë luajtur dhe do të luajnë vetëm lojtarët që e meritojnë dhe që e ndiejnë me zemër ta përfaqësojnë këtë shtet.

“Ne nuk duam të përdorim lojtarë vetëm për të luajtur për ne. Ne mbështetemi në meritë”, u shpreh tutje ai.

Para Hajdarit, mundësinë për të luajtur për Zvicrën e lëshoi edhe Leon Avdullahu, i cili po ashtu iu bashkua Kombëtares së Kosovës.



Read it all at Bota Sot