Te Juventus janë të tërbuar pas barazimit 2:2 në fgushën e Villareal.
Bardhezinjtë po fitonin, por një gol i pësuar në fund ka dëshpëruar skuadrën juventine.
Federico Gatti, i cili shënoi një nga golat për Juventus, nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas barazimit 2-2: “Jam shumë i inatosur“, komentoi mbrojtësi italian.
“Po i humbasim ndeshjet apo pikët në mënyrë të çuditshme. Këto dy pikë të humbura ndaj Villareal mund të na rëndojnë shumë në fund”, shtoi Gatti.