Leao: Alegri trajner “Top”

- Bota Sot

Leao: Alegri trajner “Top”

Rafael Leao ka dhënë një shfaqje të veçantë në Twitch, duke kaluar mbi 75 minuta duke argëtuar tifozët e Milanit.

Futbollisti portugez ka kombinuar video futbolli, muzikë, meme dhe komentime në italisht, anglisht, frëngjisht dhe portugalisht, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe të pasionuar.

Gjatë transmetimit, Leao ka ndarë momente të paharrueshme, përfshirë një foto ikonike nga ndeshja Milan-Napoli, ku shihet i ndjekur nga shtatë mbrojtës, një detaj që ka bërë xhiron e rrjetit.

Futbollisti ka komentuar me modestinë e tij karakteristike se, nëse do të kishte qenë në formën më të mirë, do të kishte shfrytëzuar më mirë mundësinë. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e tifozëve në San Siro, duke u shprehur se mbështetja e tyre është vendimtare për suksesin e ekipit.

Në fund, Leao ka përfunduar transmetimin me humor, komentuar një meme të trajnerit Alegri dhe duke e quajtur atë “top, top, top” për aftësitë dhe zgjuarsinë e tij taktike.



Read it all at Bota Sot