Sipas raportimeve të ESPN Sports, Real Madrid dhe Atlético Madrid po ndjekin me vëmendje situatën e mesfushorit të ri të Manchester United, Kobbie Mainoo.
Talentit anglez i lindur në vitin 2005 i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq” në vitin 2027, por e ardhmja e tij në “Old Trafford” duket se nuk është e sigurt.
Që gjatë verës së kaluar janë përfolur zëra për një largim të mundshëm të 19-vjeçarit, ndërsa tashmë dy gjigantët spanjollë po përgatiten të testojnë qëndrueshmërinë e United me një ofertë të mundshme që në merkaton e janarit 2026.
Mainoo shihet si një nga talentet më premtues të brezit të tij në Premier League dhe interesimi i dy klubeve madrilene e konfirmon rritjen e vlerës së tij në futbollin evropian.
Për United, sfida e vërtetë do të jetë ta bindë lojtarin të vazhdojë projektin në “Old Trafford”, përballë joshjes së La Ligës.