Elozhe për rivalin

- Bota Sot

Elozhe për rivalin

Horge Valdano analizoi në Futboll në Movistar Plus+, pas ndeshjes që Atlétiko e Madridit fitoi 5:1 ndaj Eintraht Frankfurtit në Ligën e Kampionëve. Ai u ndal te forma e shkëlqyerqë po kalon Julian Alvarez.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 6 gola në 3 ndeshjet e fundit rradhazi “Julián Alvarez luan si perënditë dhe vrapon si kushdo tjetër.” Kështu e përcaktoi Horge Valdano yllin në rritje të Atletikos.

Sipas Valdanos “kjo ka një efekt të jashtëzakonshëm ngjitës në Atlétiko e Madridit.

Nëse shihni figurën e madhe të ekipit duke shtrënguar veten ndërsa Julián Álvarez shtrydh. Çfarë mbetet për të tjerët?

“Atletiko Madrid është një skuadër shumë, shumë e sakrifikuar, por figura e saj më e lartë është një nga më të sakrifikuarat”, tha ai për ish-lojtarin e Mançester Sitit. Valdano e ka të qartë se “Julian Alvarez ka një nivel në rritje dhe nuk e ka gjetur ende tavanin”.

Në të njëjtin mendim me Valdanon ka qenë edhe shoku i skudrës Grizman “Ne me të vërtetë e shijojmë Julian Alvarez dhe duam ta ndihmojmë atë të arrijë nivelin e tij më të lartë,” tha ai.



Read it all at Bota Sot