Mbappe shpallet lojtari i javës

- Bota Sot

Mbappe shpallet lojtari i javës

Dy ditët e fundit të Champions League kanë nxjerrë në pah disa nga protagonistët kryesorë të futbollit europian. UEFA ka shpallur kandidatët për lojtarin më të mirë të javës, ku përfshihen Rasmus Hojlund, Erling Haaland, Kylian Mbappé dhe Jens-Peter Hauge.

Fitues është shpallur sulmuesi i Real Madrid, Kylian Mbappé, i cili me paraqitjet e tij vendimtare ka fituar këtë njohje personale.

Megjithatë, për Hojlund ka mbetur kënaqësia të jetë pjesë e “Team of the Week” të UEFA-s, ku bashkë me të janë përfshirë edhe dy lojtarë nga kampionati italian: Denzel Dumfries, protagonist me Interin, dhe Federico Gatti, i cili ka shfaqur një performancë të fortë me Juventusin.

Kjo përfaqësim tregon se skuadrat italiane vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në garat kontinentale.

Ekipi ideal i javës (4-4-2):

Cakir; Dumfries, Gatti, Dier, Nuno Mendes; Pepe, Odegaard, Sabitzer, Hauge; Mbappé, Hojlund.



Read it all at Bota Sot