Gjobë për AF Elbasanin dhe Flamurtarin

- Bota Sot

Gjobë për AF Elbasanin dhe Flamurtarin

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i FSHF, në mbledhjen e datës 02.10.2025, ka  marrë sërish masa disiplinore ndaj disa klubeve dhe individëve për sjellje të gabuar gjatë ndeshjeve.

Mes vendimeve më të rëndësishme janë gjobitja e AF Elbasanit dhe Flamurtarit me nga 100.000 lekë secili, për hedhje objektesh dhe përdorim të mjeteve piroteknike nga spektatorët.

Gjithashtu, janë marrë masa ndaj zyrtarëve dhe lojtarëve të përfshirë në sjellje josportive dhe të dhunshme, duke përfshirë pezullime dhe ndalime hyrjeje në stadiume.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 02.10.2025

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Flamurtari FC për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

AF Luftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF Iliria, Arber Jata, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Shiroka Shkodër, Henri Cela, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FK Shiroka Shkodër, Ergin Axhani, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

KF Valbona, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër KF Naftëtari, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i FK Apolonia U-15, Rei Shuli, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Shënkolli U-15, Arlind Xhixha, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.



Read it all at Bota Sot