Maqedonia e Veriut U-18 vjeç humbi me rezultat 1:0 ndaj bashkëmoshatarëve të saj nga Sllovakia në ndeshjen e dytë miqësore të luajtur në Dunajska Streda.
Goli i fitores u shënua nga David Poltaj në minutën e 57-të.
Tre futbollistë shqiptarë u paraqiten titullarë për Maqedoninë.
Formacioni i Maqedonisë U18: Darko Jovçev, Alban Roçi (80` Stefan Stamatoski), Stefan Sekirski, Andrej Dimovski, Damjan Bucevski (61` Matej Sejmenov), Gabriel Talevski (80` Gjorovski), Ivan Tançev, Flori Iljazi, Florent Osmani (61` Ivo Markovski), Luka Varoshanoski, Bojan Velkov.