Trafik droge midis Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, 29 persona nën hetim! Goditen 4 banda kriminale

- Bota Sot

Trafik droge midis Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, 29 persona nën hetim! Goditen 4 banda kriminale

Hetimet e nisura gjatë periudhës së pandemisë kanë çuar në zbardhjen e veprimtarisë kriminale të katër grupeve të strukturuara, të cilat merreshin me trafik ndërkombëtar të drogës, me degëzime në Itali, Spanjë dhe Shqipëri.

Sipas autoriteteve italiane, Guardia di Finanza e Komandës Provinciale të Leçes u ka komunikuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj 29 personave, shtetas italianë dhe shqiptarë, të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Operacioni është zhvilluar në disa qytete italiane, përfshirë Lecce, Brindisi, Romë, Firence, Pisa, Bolonja, Fermo, Ascoli Piceno, Reggio Emilia, si dhe jashtë Italisë.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar gjithsej mbi 2 ton lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë si dhe rreth pesë litra vaj hashashi, 192 mijë euro para cash dhe 16 automjete të përdorura nga grupet për transportin e drogës.



Read it all at Bota Sot