Belgjika favorite

- Bota Sot

Belgjika favorite

Maqedonia e Veriut po hyn në fazën finale të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Seleksionuesi Blagoja Milevski e shpalli listën pa ndonjë surprizë të madhe.

Të lënduarit Lirim Qamili dhe Dimitar Mitrovski do te mungojnë në formacion, ndërsa është rikthyer David Babunski nga Vardari.

“Belgjika mbetet favoritja kryesore në grupin tonë, por ne kemi treguar se mund të luajmë kundër të gjithëve. Askush nuk mund të na e heqë shpresën për kualifikim në Kupën e Botës”, tha Milevski.

Takimi i ekipit kombëtar është planifikuar për 6 tetor. Maqedonia do të luajë fillimisht kundër Belgjikës më 10 tetor në Gent, dhe më 13 tetor në Shkup do të presë Kazakistanin/



Read it all at Bota Sot