Përveç një pike, Drita fitoi edhe një shumë parash pas barazimit

- Bota Sot

Përveç një pike, Drita fitoi edhe një shumë parash pas barazimit

Drita e ka nisur me barazim fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Kampionia në fuqi e Kosovës barazoi 1:1 në udhëtim ndaj skuadrës finalendeze, KuPS, duke marrë një pikë të rëndësishme.

Kjo ishte pika e parë në histori të gjilanasve në një garë ndërkombëtare.

E përveç fitimit të një pike, Drita u shpërblye edhe me të holla.

UEFA ndan 133 mijë për barazim në një ndeshje të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Në rast fitoreje në këtë fazë, UEFA ndan plot 400 mijë euro.



Read it all at Bota Sot