Arsenali, gati t’i ofrojë Bukayo Saka-së kontratë prej 250 mijë pandësh në javë

- Bota Sot

Arsenali, gati t’i ofrojë Bukayo Saka-së kontratë prej 250 mijë pandësh në javë

Arsenali po përgatit një superofertë për Bukayo Saka-në, duke i propozuar një kontratë të re me vlerë mbi 250 mijë paundë në javë, sipas raportimeve të TalkSport.

Drejtuesit e klubit, nën drejtimin e Andrea Berta-s, e shohin ‘yllin’ e kombëtares angleze si figurën kryesore të projektit afatgjatë dhe duan të sigurojnë angazhimin e tij për shumë vite në ‘Emirates Stadium’.

Negociatat pritet të përshpejtohen pas firmosjes së kontratës pesëvjeçare nga William Saliba, ndërsa Arsenali synon të shmangë çdo pasiguri rreth Saka-së, i cili aktualisht ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Me këtë marrëveshje të re, Saka do të afrohet me më të paguarit e ekipit, si Kai Havertz që fiton rreth 280 mijë paundë në javë. Ky vlerësim pasqyron jo vetëm kontributin e tij në gola dhe asistime, por edhe rëndësinë e tij brenda dhe jashtë fushës.

Trajneri Mikel Arteta u shpreh: “Ai është jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar që është këtu. Të gjithë e dinë sa i rëndësishëm është për ne, ndaj shpresojmë ta mbyllim shpejt.”

Ky hap shihet si një mesazh i qartë se Arsenali jo vetëm që ka fuqinë financiare për të mbajtur lojtarët më të mirë, por edhe ambicien për të luftuar për trofe madhorë, me Saka-në si fytyrën e së ardhmes.



Read it all at Bota Sot