Te Partizani nuk iu “besojnë syve”

- Bota Sot

Te Partizani nuk iu “besojnë syve”

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës “paralizon” kryeqytetin. Të kuqtë dhe bardheblutë do të sfidohen mes tyre për herë të parë në këtë sezon, teksa në “Air Albania”, ora 19:00 do të bëjnë llogaritë e fitores.

Një sfidë e cila merr vëmendjen e të gjithë tifozëve, me këto të fundit që pritet të dhurojnë spektakël në tribuna.

Gjithmonë derbiet mes dy ekipeve të kryeqytetit kanë qenë të luftuara dhe si i tillë pritet të jetë edhe ky i ditës së sotme.

Momenti “Jo” që po kalojnë ekipet e bën këtë përballje edhe më të luftuar, pasi skuadrat enden në zonën e ftohtë në klasifikim.

Një duel ku kërkohet të “shkelmohet” kriza ku ndodhen dhe për këtë bastet e kompanive kanë një “fitues”.

Sipas basteve Partizani është skuadra favorite. Fitorja e të kuqve kuotohet me 2.1, ndërsa ajo e bardhebluve ka vlerën e 3.4 dhe barazimi kuotohet me 3.15.



Read it all at Bota Sot