Klisman Cake

- Bota Sot

Klisman Cake

Klisman Cake është risia e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e tetorit.

FSHF ka publikuar listën nga trajneri Silvinjo në prag të sfidës ndaj Serbisë për kualifikueset e Botërorit 2026.

Cake ka luajtur më parë me Kombëtaren U-21. Si produkt i Tiranës, mbrojtësi bashkohej në vitin 2017 me ekipin e parë. Dhe pse luajti në Kategorinë e Parë, më pas u largua pas rikthimit në Superiore dhe sezonit të vështirë 2018/19.

Cake e vazhdoi karrierën në Maqedoninë e Veriut. Nga viti 2019 deri në vitin 2022 kontribuoi për Strugën. Më pas u transferua te Shkëndija.

Me skuadrën tetovare u bë pjesë e historisë.

Këtë sezon po luajnë në grupet e Ligës së Konferencës.



Read it all at Bota Sot