Trajneri i Liverpool, Arne Slot, pop përgatit skuadreën për sfidën e vështirë ndaj Chelsea në Premier League.
Skuadra e “reds” nuk po kalon një moment shumë pozitiv, pasi ka pësuar dy humbje radhazi.
Në këtë ndeshje, trajneri holandez nuk do të ketë në dispozicion portierin Alisson dhe sulmuesin Hugo Ekitike.
“Alisson nuk është pjesë e skuadrës nesër dhe nuk do të udhëtojë as për në Brazil me ekipin kombëtar.
Kështu që ai do të jetë jashtë për pak kohë”, tha Slot.
“Rikthimi i Alisson varet se sa shpejt do të shkojë rikuperimi, kështu që është e qartë se ai nuk do të luajë për Brazilin nëse nuk luan të shtunën.
Është gjithmonë e vështirë të thuhet numri i saktë i ditëve dhe javëve, por për ndeshjet e ardhshme, ai nuk do të jetë pjesë e nesh ose e ekipit të Brazilit”, tha Slot
“Hugo do të stërvitet përsëri sot dhe le të shohim se ku është dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Federico Chiesa. Pra, duhet të presim dhe të shohim pas seancës”, deklaroi trajneri holandez.