Juventus - Milan, supersfida

- Bota Sot

Juventus - Milan, supersfida

Juventus–Milan i kësaj fundjave nuk është vetëm klasike e Serie A, por edhe një ndeshje speciale për Rafael Leaon, që mund të arrijë 200 paraqitje në kampionatin italian.

Sulmuesi portugez, që aktualisht numëron 199 ndeshje dhe 55 gola (një prej tyre pikërisht kundër Juventusit në sezonin 2019-2020), është lojtari më i shumwpritur në formacionin kuqezi.

Statistikat flasin për një përballje historike dhe të ekuilibruar. Në Torino, nga 90 ndeshje të luajtura në Serie A: 44 fitore për Juventusin, 23 barazime dhe 23 suksese për Milanin, me golaverazh 139-106 për bardhezinjtë.

Kur shohim edhe sfidat në “San Siro” vihet re një kuriozitet: Milani ka shënuar në Torino vetëm një gol më pak (106) sesa Juventusi në Milano (107).

Në kampionat, pas 5 javësh, Juventusi ka 11 pikë (3 fitore, 2 barazime, asnjë humbje), 7 prej tyre në shtëpi, ku nuk humbet që nga 9 marsi. Milani udhëheq me 12 pikë (4 fitore, 1 humbje), me 6 pikë në transfertë dhe mbrojtje të pathyer larg “San Siros” prej 183 minutash.

Ndeshja e parë në Torino: Juve–Milan 3-1 (1929/30)

E fundit: Juve–Milan 2-0 (2024/25)



Read it all at Bota Sot