Negociata pajtimi me UEFA-n, do ta braktisë idenë e Superligës

- Bota Sot

Negociata pajtimi me UEFA-n, do ta braktisë idenë e Superligës

E ardhmja e Superligës Europiane po tronditet sërish, këtë herë pika e kontestit është Barcelona. Joan Laporta, i cili për më shumë se 4 vite mbështeti projektin, së bashku me Florentino Pérez, kundër UEFA-s, po mendon të bëjë një hap pas dhe ta lërë Real Madridin të veprojë i vetëm, sipas RAC1.

Incidenti që ndezi alarmin u regjistrua gjatë ndeshjes Barça-PSG në Champions, ku Laporta u fotografua duke qeshur me Aleksander Ceferin dhe Nasser Al Khelaifi, një imazh që u interpretua si sinjal i mundshëm afrimi. Bisedimet ndërmjet klubit katalanas dhe UEFA-s janë intensifikuar, ekziston mundësia reale e një pajtimi.

Barcelona po konsideron seriozisht të largohet nga Superliga Europiane dhe të rikthehet në Asociacionin e Klubeve Europiane (ECA), duke parë një terren më të favorshëm për bashkëpunim.

Ndërkohë, Real Madridi vazhdon të ndjekë projektin e tij strategjik për transformimin e futbollit të elitës.



Read it all at Bota Sot