Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollsitëve për ndeshjet e muajit tetor ndaj Serbisë dhe miqësore ndaj Jordanisë.
Në këtë grumbullim mungon futbollisti i Bristol Cityt, Anis Mehmeti, përkundër formës së jashtëzakonshme në këtë sezon të Championship.
Sylvinho u paraqit në konferencë për media sot dhe foli për listën.
Nga gazetarët u pyet rreth mungesës së Mehmetit.
Përgjigjja e tij ishte kjo: “Mehmetin e kemi vizituar, por ne kemi shumë lojtarë në krahun e majtë.
Ne e kemi marrë Mehmetin këtu, ka luajtur në të djathtë. Me ekipin e tij luan në krahun e majtë, ne e kemi pozicionuar në krahun e djathtë. Bëhen shumë lojtarë. Nuk mund të dërgoj 27-28 lojtarë në Serbi, është zgjedhja ime”.
Kujtojmë se ndeshja ndaj Serbisë zhvillohet më 11 tetor.