Staniq thërret 7 shqiptarë

- Bota Sot

Staniq thërret 7 shqiptarë

Trajneri i Maqedonisë së Veriut U-21, Goran Staniq, ka publikuar listën, ku ka ftuar edhe shtatë shqiptarë.

Maqedonia e Veriut U-21 do të përballet me Armeninë (10 tetor, Manastir) dhe kundër Malit të Zi (14 tetor, Podgoricë) në kualifikueset për Euro 2027.

Shqiptarët që u ftuan janë: në mbrojtje Anes Meliçi (Shkendija), Memetriza Hamza (Struga Trim Lum),Numan Ajetoviç (Shkendija) e Xhezair Avduli (Arsimi).

Mesfusha: Shaban Zenku (Struga Trim Lum), Adrian Zendelowski (Olimpik, Suedi), dhe në sulm Dashmir Elezi (Rabotniçki).

"Ka vetëm një ndryshim në skuadër krahasuar me ndeshjet e mëhershme.

Shaban Zenku fitoi një vend me performancën e tij të mirë në Strugë dhe shpresoj se ai do ta rrisë konkurrencën në ekip”, tha Staniq.



Read it all at Bota Sot