Tirana ka mposhtur Partizanin me rezultat 3-0 në derbin e kryeqytetit, duke dhuruar një triumf morali për bardheblutë dhe duke nxjerrë në pah krizën e thellë të të kuqve në këtë fillim sezoni.
Golin e parë e shënoi Falaye në minutën e 19-të, pas një dalje të pasaktë të portierit Alban Hoxha, që i hapi rrugën sulmuesit për të devijuar saktë topin me kokë në rrjetë, 0-1.
Në minutën e 31-të, mbrojtja e Partizanit pësoi një tjetër gabim fatal në zonë, që gjyqtari Eldorian Hamiti e vlerësoi me 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Patsatsia tregoi saktësi, duke dyfishuar avantazhin për bardheblutë, 0-2.
Për të kompletuar triumfin, sulmuesi kamerunas Serge Tabeku shënoi golin e tretë në minutën e 73-të, duke vulosur një fitore të pastër për Tiranën.
Ky rezultat sjell një frymë optimiste te bardheblutë, të cilët duket se po shohin dritë në fund të tunelit në këtë fillim sezoni, ndërsa Partizani mbetet në krizë të thellë, me trajnerin Milinkovic që nuk po e gjen dot ilaçin për të dalë nga kjo gjendje.
Zhbllokohet në minutën e 19-të derbi Partizani-Tirana. Një dalje e pastudiuar mirë e Alban Hoxhës u kushtoi shtrenjtë të kuqve, pasi Falaye godet saktë me kokë duke u dhënë trajektoren e duhur topit, që përshëndet rrjetën, 0-1.
Tjetër sjellje naive nga mbrojtja e kuqe: një ndërhyrje e gabuar në zonë ‘përkthehet’ me 11-metërsh nga gjyqtari Hamiti. Në minutën e 31-të, nga pika e bardhë tregohet i saktë Patsatsia, 0-2.
Nuk ndalet Tirana: sapo nis minuta e 73-të sulmuesi kamerunas, Serge Tabekou, shënon të tretin për bardheblutë.