Mbrojtësi i Dinamos, Naser Aliji ka dalë në një konferencë për shtyp për të komentuar në funksion të sfidës me Flamurtarin, që do të luhet të shtunën në “Selman Stërmasi” duke nisur nga ora 15:30 dhe që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH.
“Gjendja e ekipit është e mirë. Këtë herë nuk kemi mungesa, jemi të plotë dhe kjo është diçka e rëndësishme para një ndeshjeje si kjo me Flamurtarin.
Kur vjen pas një fitoreje sigurisht që atmosfera është më e mirë, por te Dinamo gjithnjë atmosfera ka qenë e mirë, nuk ka ndryshuar shumë në këtë aspekt.
Flamurtari ka lojtarë të mirë, por mendoj se i duhet kohë. Ne jemi bashkë që sezonin e kaluar dhe besoj se jemi ekip më i mirë se ata. Do të kërkojmë vetëm fitoren ndaj Flamurtarit. Dinamo në çdo ndeshje hyn në fushë vetëm për tri pikët.
Kombëtarja? Është krenari për çdo futbollist të jetë pjesë e saj. Unë e di rolin tim në Kombëtare, jam mbrojtës i majtë, në qendër ka lojtarë të tjerë. Nëse do të jetë nevoja jam gati gjithmonë”.