Thomas Brdariç rikthehet në Superiore?

- Bota Sot

Thomas Brdariç rikthehet në Superiore?

Thomas Brdariç është shumë pranë rikthimit në Superiore. Sipas “Shkodra Sport”, trajneri kroato-gjerman është gati që të rikthehet në elitë ne futbollit shqiptar, por kësaj here jo për Vllazninë.

I njëjti burim raporton se ish-trajneri i shkodranëve ka nisur bisedimet serioze me Flamurtarin.

Këta të fundit mund të shkarkojnë teknikun aktual, Carlos Garcia dhe tek Brdaric shohin të duhurin për pankinën.

Kujtojmë se klubi vlonjat e ka nisur shumë keq sezonin në Superiore.

Në 5 javët e para të kampionatit, Flamurtari ka vetëm 2 pikë dhe mban vendin e fundit në tabelën e renditjes.



Read it all at Bota Sot