Real Madridi “rrëmben” dy skautë të Arsenalit

- Bota Sot

Real Madridi “rrëmben” dy skautë të Arsenalit

Real Madrid ka bërë një lëvizje të zgjuar jashtë fushës, duke përforcuar ekipin e vëzhgimit të talenteve me dy punonjës të rëndësishëm nga akademia e Atletico Madrid.

Ky veprim shihet si pjesë e strategjisë afatgjatë të klubit “mbretëror”, që po investon gjithnjë e më shumë në zbulimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e një strukture të fortë për të ardhmen.

Duke sjellë në klub dy persona me përvojë nga një prej akademive më të njohura në Spanjë, Real Madrid fiton qasje të drejtpërdrejtë në njohuritë dhe rrjetin e brendshëm të punës së Atletiko Madrid.

Identiteti i skautëve nuk është bërë ende publik dhe asnjëri nga klubet nuk ka reaguar zyrtarisht.

Megjithatë, sipas burimeve të afërta me çështjen, marrëveshjet janë mbyllur dhe të dy pritet të nisin menjëherë punën në sektorin e rekrutimit të të rinjve te Real Madrid.



Read it all at Bota Sot