Çelsi-Liverpul, një sfidë për kthesën e rezultateve dhe me mungesa të shumta

- Bota Sot

Çelsi-Liverpul, një sfidë për kthesën e rezultateve dhe me mungesa të shumta

Çelsi është supersfida e ditës së sotme në Premier Ligë. Trajner i londinezëve, Enco Mareska, ka lëvduar shumë kundërshtarin e tij para ndeshjes së tyre të shumëpritur.Dy skuadrat takohen në “Stamford Bridge” dhe ndeshja vjen në një kohë të vështirë për të dyja skuadrat. Blutë nga Londra kanë humbur tre nga pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Liverpuli dy radhazi, përfshi edhe Ligën e Kampioneve. Mareska thotë se Liverpuli po luan mirë këtë sezon, aq sa beson se është skuadra më e mirë në Premier Ligë.

“Mendoj se Liverpuli është skuadra më e mirë për momentin. E treguan edhe duke fituar Premier Ligën vjet. Prandaj nuk mendoj se është më mirë të luash kundër tyre tani. Është gjithmonë një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të madhe. Mënyra se si e kanë trajtuar këtë sezon është fantastike, veçanërisht pas tragjedisë së Diogo Zhotës. Sidoqoftë, në Premier Ligë, kushdo mund të mposhtë këdo, prandaj, kujdes…”, tha Mareska, i cili duhet të bëjë llogaritë me 7 mungesa.

ARNE SLOT – Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, ka dhënë një kritikë për gjyqtarët në konferencë për media para ndeshjes ndaj Çeklsit. Ai thotë se po të kishte gjyqtarët e ndeshjes kundër Gallatasarajit, edhe ndaj Krystal Palas nuk do ta humbiste ndeshjen.

“Po të kishim gjyqtarët si në ndeshjen kundër Gallatasarajit, me shumë gjasa nuk do të humbisnim ndaj Kristal Palas”, u shpreh Slot. Liverpuli u mposht ndaj K.Palas dhe ndaj Gallatasarajit në dy ndeshjet e fundit. Ndërsa tani pret Çelsin për kthesën. Nëse ka një gjë që blutë e Londrës e kanë bërë më mirë se “Reds” këtë sezon, janë goditjet standarde. Edhe Slot është qartësisht i vetëdijshëm për këtë.

“Mendoj se ata kanë shënuar më shumë se 50 përqind të golave të tyre nga goditjet standarde”, tha holandezi në konferencë.

Pra, ky është realiteti i ri në Premier Ligë dhe ne po bëmë këtë shumë mirë në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Këtë sezon, kemi pasur shumë raste edhe nga goditjet standard. Për fat të keq nuk kemi shënuam ende nga ato situata”.

GODITJET STANDARTE – Ish-trajneri i Fejenord theksoi se Liverpuli ka pësuar katër gola nga goditjet standarde këtë sezon, që është i dyti më i lartë në kampionat. Edhe Çelsi nuk është shumë më mirë në aspektin e mbrojtjes nga goditjet standarde, pasi ka pësuar tre herë deri më tani. Por në sulm, ata kanë qenë shumë efektivë në këtë drejtim, duke realizuar 5 gola nga goditjet standarte. Për fat të keq për ekipin vendas, Trevoh Çalobah, i cili shënoi dy gola nga goditjet standarde, është pezulluar për fundjavën.



Read it all at Bota Sot