Ylli nga Kosova është bërë mjaft i dashur në Juventus

- Bota Sot

Ylli nga Kosova është bërë mjaft i dashur në Juventus

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është bërë tejet i dashur për të gjithë në Juventus. 

Zhegrova u transferua te “Zonja e Vjetër” nga Lille në ditën e fundit të merkatos së verës. 

Që atëherë, Zhegrova ka qenë një nga lojtarët më të përmendur në shtypin italian, por shpeshherë fotot e tij janë postuar edhe në faqen zyrtare të klubit juventin. 

Njëjtë ndodhi edhe sot, me Juventusin që publikoi disa foto të tij me Kenan Yildiz dhe Mattia Perin. 

“Krejt dashni për Edonin”, shkruan faqja e Juventusit. 

Deri më tani, Edoni ka tri paraqitje me Juventusin, por asnjëherë si startues.



Read it all at Bota Sot