Chivu flet para sfidës

- Bota Sot

Chivu flet para sfidës

Interi përgatitet për ndeshjen e ardhshme kundër Kremoneses dhe trajneri Christian Chivu ka folur në konferencën për shtyp duke shpalosur mendimet e tij për gjendjen e skuadrës, përgatitjen fizike dhe strategjitë që do të ndjekë. Trajneri rumun ka theksuar se skuadra ka arritur të gjejë një ekuilibër të mirë në lojën e saj.

“Kemi përmirësuar shumë organizimin tonë në fushë. Ekuilibri mes mbrojtjes dhe sulmit është thelbësor.

Për mua gjithçka fillon nga mospranimi i golave. Organizimi dhe përqendrimi janë çelësi,” deklaroi Kivu.

Ai shtoi se këto përmirësime i japin skuadrës mundësinë të sulmojë me më shumë siguri, duke mos harruar detyrimet mbrojtëse.

“Jemi më të kujdesshëm kur sulmojmë dhe kjo është një ndryshim pozitiv për ne. Jam shumë i kënaqur me këtë zhvillim,” tha trajneri.

Një nga çështjet më të ndjeshme për skuadrën ka qenë gjendja e lojtarëve pas lëndimeve. Lëndimi i Turam ka shqetësuar stafin teknik, por Kivu u shpreh se situata nuk është serioze.

“Në ndeshjen kundër Kaljarit ai pushoi pak minuta. Kundër Slavia Pragës mendova se ai dhe Lautaro do të ishin kombinimi ideal për të krijuar probleme. Lëndimet janë gjithmonë të pranishme dhe është e dhimbshme t’i humbasësh lojtarët, por fatmirësisht, nuk është diçka shumë serioze,” shpjegoi trajneri.

Kivu ka treguar se vendimet për formacionin e ardhshëm nuk janë të mbyllura ende.

“Për momentin jam i sigurt vetëm për Lautaron. Për pjesën tjetër kam një ide, rreth 90%, por nuk mund ta bëj publike tani,” u shpreh ai. Trajneri ka folur gjithashtu për menaxhimin e skuadrës dhe rotacionet. Ai ka theksuar se nuk ka rregulla të fiksuara dhe se vendimet merren në bazë të ndjeshmërisë së tij dhe gatishmërisë së lojtarëve.

“Nuk jam supersticioz dhe nuk i frikësohem rotacioneve. I bëj kur mendoj se është e nevojshme, veçanërisht kur luajmë çdo tre ditë. E rëndësishme është që të gjithë të jenë të gatshëm dhe të kuptojnë rolin e tyre,” theksoi Chivu..

Një tjetër pikë e rëndësishme për trajnerin është përgatitja fizike e lojtarëve. Ai ka shpjeguar se skuadra stërvitet shumë dhe gjithmonë përpiqet të ruajë një nivel të lartë energjie, por gjithmonë duke ruajtur sigurinë nga lëndimet.

“Kushtet fizike janë të rëndësishme, por nuk kam kërkuar kurrë justifikime, edhe pse përgatitja ka qenë e shkurtër. Me kalimin e kohës kondita përmirësohet dhe shfaqet më shumë energji, por rritet edhe rreziku i lëndimeve,” tha trajneri. Për ndeshjen ndaj Kremoneses, Kivu ka treguar respekt për kundërshtarin, duke e përshkruar si një skuadër fizike dhe të organizuar mirë.

“Kremonese është një ekip i trajnuar mirë, që di të njohë kufizimet e veta dhe dëshiron të mbetet në Serie A. Ata kanë një trajner që di çfarë bën dhe lojtarë me përvojë që kuptojnë momentet e duhura. Ata kanë zemër dhe modestinë e duhur,” shtoi ai.



Read it all at Bota Sot