Bashkimi i inkurajuar nga Vardari shkon për tre pikë në Strumicë

- Bota Sot

Bashkimi i inkurajuar nga Vardari shkon për tre pikë në Strumicë

Përballja mes Brera- nga Strumica dhe Bashkimit të Kumanovës, pritet me kureshtje nga dashamirët e futbollit në Maqedoninë e Veriut në futboll. 

Skuadra e trajnerit të ri Martin Alagjozovski nuk ka ndërmend të ndalet, përkundrazi, ata duan të shfrytëzojnë vrullin dhe të arrijnë triumfin në ndeshjen e sotme kundër Bashkimit.

"Futbollistët e kanë pranuar filozofinë time dhe në çdo ndeshje pasuese po përmirësohemi. Besoj se do të vazhdojmë me të njëjtin stil", thotë trajneri i ri.

Pas pikës së fituar kundër Vardarit, skuadra e Bashkimit është përgatitur për duelin kundër AP Brerës në Strumicë. Portieri i Bashkimit, Luka Stojkovski, tha:

“Atmosfera rreth Vardarit ishte në një nivel të lartë dhe ne jemi përgatitur për ndeshjen kundër AP Brerës, ku do të vizitojmë Strumicën.

Përgatitjet për këtë ndeshje kanë shkuar shkëlqyeshëm. E kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe do të shkojmë në Strumicë për ti mposhtur.

Çdo ndeshje është e vështirë, por në Ligën e Parë nuk ka ndeshje të lehta.

Nuk e nënvlerësoj kundërshtarin, por kudo që Bashkimi është në vizitë, ne synojmë tre pikët, dhe kështu do të jetë edhe tani.

Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe duam të kthehemi nga Strumica me tre pikë në Kumanovë”.

Ndeshja midis AP Brerës dhe Bashkimit do të luhet në stadiumin “Mlladost” në Strumicë, duke filluar nga ora 15:00.



Read it all at Bota Sot