Prishtina dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Arsim Thaqit është në formë të lartë në këtë fillim sezoni dhe synon tri pikët e radhës për të mbajtur pozitën e parë dhe për të rritur epërsinë me ndjekësit.
Në anën tjetër, ekipi i Orges Shehit gjithashtu është në formë të mirë dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim, pasi dëshiron të kalojë Prishtinën në renditje ose mos ta lë të diferencohet.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Prishtina: Gjokaj; Limani, Boueye, Mamengi; Bytyqi, Namani, Zeqiri, Taipi, Saletic; Muja, Ilievski;
Ballkani: Iljazi; Vokrri, Jashanica, Batarelo, Potoku; Ismajlgeci, Diene; Hamidi, Giovanni, Kryeziu; Serebe.