Miliarderi Babis fiton zgjedhjet parlamentare në Republikën e Çekisë

- Bota Sot

Miliarderi Babis fiton zgjedhjet parlamentare në Republikën e Çekisë

Miliarderi populist i krahut të djathtë, Andrej Babis fitoi zgjedhjet parlamentare në Republikën Çeke.

Partia e tij ANO mori 36% të votave me 90% të zonave zgjedhore të numëruara, raportoi sot Zyra e Statistikave Çeke.

Pas katër vjetësh në opozitë dhe një humbjeje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2023, Babis, 71-vjeç, është rikthyer në politikë.

“Koalicioni i qendrës së djathtë “Spolu” (“Së bashku”) i udhëhequr nga kryeministri Petr Fiala pati një rënie të mbështetjes në afërsisht 22%”, sipas rezultateve të pjesshme. Partia e “Kryetarëve të Bashkive”, e cila më parë ishte bashkëqeverisëse, mori më pak se 11%.

Dy partnerë të mundshëm koalicioni për Babis pritet të hyjnë në parlament, një parti e sapoformuar “Motorists” dhe partia e ekstremit të djathtë për “Liri dhe Demokraci të Drejtpërdrejtë”, transmeton ATSH.



Read it all at Bota Sot