Mourinho qetëson tifozët

- Bota Sot

Mourinho qetëson tifozët

Trajneri i Benfikës, Jose Mourinho, ka garantuar se situata shëndetësore në skuadër është përmirësuar ndjeshëm pas virozës që preku disa lojtarë dhe anëtarë të stafit teknik, përfshirë edhe vetë atë.

Në konferencën për shtypin para klasikes me Porton, trajneri portugez sqaroi se ekipi është në gjendje të plotë për ndeshjen e Ligës.

“Jemi të gjithë mirë me shëndet, sot u stërvitëm të gjithë. Nuk ka asnjë që s’mund të udhëtojë apo të luajë. Nga sot në nesër presim vetëm përmirësim. Do të shkojmë të gjithë”, – tha Mourinho.

Trajneri kujtoi me humor se virusi kishte nisur nga një lojtar: “Ka një lojtar që është ‘fajtori’ kryesor, e di kush është dhe bëj shaka me të (qesh). Pastaj u sëmura edhe unë…

Para dy ditësh ishte shqetësuese, por sot gjithçka është në rregull.”

Ai shtoi se ishte marrë në konsideratë mundësia e udhëtimit të ndarë drejt Veriut, por kjo nuk do të ndodhë: “Nuk do të ketë nevojë të udhëtojmë të ndarë. Tendenca është që nesër të jemi më mirë se sot. Asnjëherë s’e kemi menduar shtyrjen e ndeshjes.”

Benfika përballet me Porton në “Estádio do Dragão”, në një përballje vendimtare për kreun e Ligës Portugeze.



Read it all at Bota Sot