Vllaznia mposht Elbasanin dhe katapultohet në krye

- Bota Sot

Vllaznia mposht Elbasanin dhe katapultohet në krye

Vllaznia ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Elbasanit në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, duke u ngjitur në krye të renditjes së Kategorisë Superiore. Ndeshja u karakterizua nga një ritëm i lartë dhe dominimi i kuqebluve me disa raste të pastra për gol.

Në minutën e 23-të, Balaj protestoi për një prekje të mundshme me dorë brenda zonës së Elbasanit, por gjyqtari Xhaja vendosi të vazhdonte lojën.

Pak minuta më vonë, në të 32-tën, Mala provoi me kokë pas një harkimi në zonë, por sfera u ndal nga shtylla e majtë e portierit Janaçek.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 41-të: një aksion i gjatë i Vllaznisë u zhvillua nga e djathta nga Kastrati, i cili kroson drejt shtyllës së dytë ku Jago arriti të tundte rrjetën e portës së miqve, duke u dhënë avantazhin vendasve.

Në pjesën e dytë, Elbasani tentoi të reagonte, duke gjuajtur disa herë brenda zonës, por portieri Pohls dhe mbrojtësit shkodranë bllokuan çdo kërcënim.

Në minutën e 59-të, Sala u afrua pranë golit të dytë pas një goditjeje këndi, por nuk arriti të finalizonte.

Më vonë, në të 81-tën, Kasa harkoi një goditje dënimi direkt në portë, por Pohls me vështirësi devijoi në këndore.

Me këtë fitore, Vllaznia katapultohet në pozicionin e parë, ndërsa Elbasani ndjek me dy pikë më pak (11).



Read it all at Bota Sot