Rama takon Perezin në “Bernabeu”, flasin për sjelljen e shkollës së futbollit të Realit në Shqipëri

- Bota Sot

Rama takon Perezin në “Bernabeu”, flasin për sjelljen e shkollës së futbollit të Realit në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Rama tha se ishte i privilegjuar nga mikpritja e presidentit Perez në stadiumin “Santiago Bernabeu”, teksa folën për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit që mbështet nga Fondacioni i Real Madridit.

“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll”, shkroi Rama.

Në fotografitë e postuara nga Rama shihet se Perezi ia ka bërë dhuratë kryeministrit të Shqipërisë një fanellë të klubit, teksa Rama i ka bërë dhuratë Perezit një pikturë të punuar nga ai.



Read it all at Bota Sot