Real Madridi shumë i fortë për Villarealin

- Bota Sot

Real Madridi shumë i fortë për Villarealin

Real Madridi ka korrur fitore bindëse me rezultat 3:1 ndaj Villarealit, në ndeshjen e javës së tetë të Kampionatit të Spanjës. 

Futbollistët e Realit patën më shumë nga loja dhe raste shënimi.

Vinicius vazhdimisht ishte i rrezikshëm për portën e “Nëndetëses së Verdhë”.

Vinicius (47’ e 69’ – nga penalltia) e Mbappe (81’) – realizuan për fitoren e Realit. Për udhëtuesit shënoi Mikautadze (73’).

Villareali mbetet pa një lojtar nga minuta e 77-të, Mourino përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë.

Reali kryeson me 21 pikë po ka dy pikë e një ndeshje më shumë se Barcelona dhe Villareali renditet në vend të tretë me 16 sosh.



Read it all at Bota Sot