“Kanë shqetësime”, Xabi Alonso komenton lëndimet e dy yjeve pas fitores ndaj Villarrealit

- Bota Sot

“Kanë shqetësime”, Xabi Alonso komenton lëndimet e dy yjeve pas fitores ndaj Villarrealit

fitores 3-1 ndaj Villarrealit në “Santiago Bernabeu”, duke e cilësuar ndeshjen si një test të vërtetë karakteri për “Los Blancos”.

Madrilenët ishin fantastik, ku dominuan dhe fituan me rezultat 3-1 falë dy golave të Vini Jr dhe një të Kylian Mbappes. Megjithatë, nata nuk u mbyll më së miri për këtë të fundit shkaku i një lëndimi që mori.

Alonso ka konfirmuar lëndimin e Mbappes si dhe të sulmuesit Franco Mastantuono, mirëpo shtoi se do t’i bashkohen kombëtareve të tyre.

“Kylian kishte pak shqetësime në kyçin e këmbës dhe do ta monitorojmë. Franco ndien ngarkesë muskulare në kofshë, do të shohim ecurinë e tyre gjatë pushimit të kombëtareve”.

Alonso gjithashtu dha lëvdata për yjet e skuadrës pas paraqitjes fantastike me Villarrealin.

“Shumë ndjesi pozitive. Ishte një sfidë kërkuese, por luajtëm një ndeshje shumë serioze dhe të përgatitur mirë. Një fitore e merituar.”

“Plani është gjithmonë i njëjtë – të dominojmë, të luajmë si skuadër dhe me energji të mirë. Kishim momente shumë të mira gjatë gjithë ndeshjes.”

Në fund, trajneri nuk harroi të veçonte Vinicius Junior për performancën e tij mbresëlënëse.

“Më pëlqeu shumë Vinicius, jo vetëm për golat. Ishte vendimtar dhe krijoi shumë raste”.

Me këtë fitore, Real Madridi vazhdon formën e shkëlqyer në La Liga dhe i dërgon një mesazh të qartë rivalëve për titullin.



Read it all at Bota Sot