Arne Slot mbështet egjiptianin pas kritikave

- Bota Sot

Arne Slot mbështet egjiptianin pas kritikave

Pas humbjes 2-1 ndaj Chelsea në “Stamford Bridge”, Arne Slot ka marrë në mbrojtje Mohamed Salah.

Egjiptiani humbi disa raste të pastra shënimi dhe u kryqëzua nga mediat, por trajneri i Liverpool kërkoi më shumë mirëkuptim për sulmuesin anësor.

“Lind pyetja: Salah krijoi aq shumë sepse nuk luajti gjatë javës, apo humbi rastet sepse i mungonte pak ritmi që do ta kishte pas ndeshjes me Galatasaray?

Një gjë që nuk do ta marrim vesh kurrë, apo jo?”

“Salah është njeri, jo makinë. Jo çdo shans shënimi përfundon në gol, edhe pse ndonjëherë na duket kështu për shkak të asaj që ai ka bërë sezonin e kaluar.

Ndeshjet nuk janë të gjitha njësoj”.



Read it all at Bota Sot