Media boshnjake: Serbët do të çmenden kur të shohin këtë mesazh nga Kosova

- Bota Sot

Media boshnjake: Serbët do të çmenden kur të shohin këtë mesazh nga Kosova

Serbia dhe Shqipëria do të luajnë ndeshje në kuadër të Grupit K të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Ndeshja luhet më 11 tetor në Leskovc. 

Media boshnjake “Sportsport” ka shkruar me titull: “Serbët do të çmenden kur të shohin mesazhin nga Kosova”.

Msazhi i bukur i Plisave

Është fjala për tifozët Plisat, të cilët dje patën një mesazh madhështor duke rikujtuar se Leskovci është tokë e Kosovës.

"Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë. Për nderë të historisë ", është mesazhi i “Plisave”.

”Një mesazh i tillë me siguri do të shkaktojë tronditje në Serbi.

Nuk ka dyshim se do të ketë një reagim

Mbështetja për Shqipërinë sigurisht që vjen edhe nga Kosova.

Dhe në qytetet e këtij vendi, të gjithë me siguri do të jenë në këmbë më 11 tetor”, shkruan mes të tjera media boshnjake.



Read it all at Bota Sot