Vllaznia kryeson renditjen e Superiores pas gjashtë javësh të luajtura.
Kuqeblutë numërojnë 13 pikë në total ku 12 prej tyre janë fituar në shtëpi.
Skuadra e Edi Martini ka shkëlqyer në “Loro Boriçi” deri tani.
Të katërt takimet e fituara në shtëpi, ndërsa në total janë shënuar 9 gola dhe është pësuar vetëm 1 ndaj Partizanit.
Lojtari i 12-të, tifozët, i është përgjigjur menjëherë kuqebluve.
Dje mund të vëreheshin tifozë të shumtë në shkallët e stadiumit.
Ndeshja e radhës është në transfertë për Vllazninë, pikërisht kundër Bylisit. Megjithatë rikthimi në shtëpi rezervon klasiken. Ndeshja ndaj Tiranës pritet të sjellë kështu një numër rekord tifozësh në shkallët e stadiumit.