Stiven Shpendi ishte protagonist sot në ndeshjen që Empoli luajti në transfertën e Sudtirol.
Sulmuesi shënoi golin e barazimit për Empolin në minutën e 60-të të pjesës së dytë.
Në pjesën e parë vendësit e Sudtirol kishin gjetur avantazhin, me autor Pekorinon.
Në të dytën, duke qenë edhe në superioritet numerik, Shpendi me skuadrën e tij patën më tepër raste.
22-vjeçari e kishte golin e tretë për këtë sezon. Trajneri i Empolit, Nacareno Tarantino, mori vendimin e papritur vetëm pesë minuta pas golit të shënur. Shpendi la fushën e lojës për t’i bërë vend Pelegrit.