Albian Ajeti shënon, Xherdan Shaqiri asiston në fitoren e thellë

- Bota Sot

Albian Ajeti shënon, Xherdan Shaqiri asiston në fitoren e thellë

Kapiteni Xherdan Shaqiri me Baselin sot treguan lojë të madhe në Gjenevë, duke i shkaktuar humbje të thellë Servette-s me rezultat 3:0. 

Shaqiri e Albian Ajeti u paraqitën nga minuta e parë të cilët ishin të pandalshëm për mbrojtjen rivale.

Futbollisti Ajeti shënoi në minutën e 5-të, ndërsa Otele në atë të 41-tën pas asistimit të Shaqirit.
Otele shënoi edhe në minutën e 61-të.

Ajeti është zëvendësuar në minutën e 82-të.

Pas javës së tetë në Kampionatin e Zvicrës, Thun kryeson me 16 pikë, pasojnë St. Gallen me 15, Baseli 15, Young Boys 14 e Servette renditet në vend të 11-të me 8 sosh.



Read it all at Bota Sot